Xhakarta rrezikon të mbytet deri në 2030

Në një prononcim për agjencinë Anadolu Agency (AA), një nga autorët e raportit, Firdaus Ali, një hidrolog nga Universiteti i Indonezisë, ka identifikuar dy faktorë kryesorë.

E para, tha ai, është fenomeni i ngrohjes globale, që ka shkaktuar një rritje në Detin Java dhe tërmete të shpeshta. Përveç kësaj, shtoi ai, përdorimi i tepruar i ujërave nëntokësore dhe zhvillimi masiv dhe i shpejtë i ndërtesave të larta në qytet ka shkaktuar që Xhakarta të zhytet, pak nga pak.

“Nëse nuk do të ndërtohet së shpejti një mur, Xhakarta do të jetë tërësisht nën ujë”, tha Firdaus për AA, duke shtuar se sipërfaqja e qytetit ishte në rënie nga 5 deri në 12 centimetra në vit.

Sipas raportit të 21 dhjetorit, zonat bregdetare janë fundosur 32 centimetra gjatë viteve të fundit. Afërsisht 40 për qind e Xhakartës qëndron nën ujë dhe shumica e zonave të prekura janë në Xhakartën Veriore.

“Situata ka çuar në përmbytjet vjetore gjatë sezonit të shiut në Xhakarta”, thotë raporti, ku theksohet se këto përmbytje marrin ditë për t’u larguar nga ajo e zakonshme që duhen vetëm disa orë për t’u drenazhuar.

Firdaus u bëri thirrje autoriteteve të ndërtojnë një mur në det të hapur përreth qytetit për të luftuar fatkeqësitë e shpeshta të ujit. “Muri i detit vepron si një kështjellë kundër rritjes së nivelit të detit dhe mund të pengojë procesin e fundosjes”, theksoi ai.

Në muajin mars, qeveria qendrore filloi ndërtimin e një muri detar në Muara Baru, Xhakarta Veriore, por për shkak të problemeve të shkaktuara në digë u shkaktuan përmbytje.

Një zyrtar në Ministrinë e Çështjeve Detare, Ridwan Djamaluddin, tha se ishte për shkak të një kombinimi të shkëmbinjve natyrorë dhe thithjes së ujërave nëntokësore. Ridwan tha se industritë dhe zhvilluesit janë zbuluar të jenë shkelës të përsëritur kur bëhet fjalë për gërmimin e paligjshëm të puseve. “Kjo është arsyeja e ndërtimit të murit të detit, për të zvogëluar efektet e përmbytjes”, tha ai.

“Projekti i detit” prej 4.5 kilometrash është i ndarë në dy lokacione në Xhakartën Veriore. Lagja Muara Baru do të ketë një digë 2.3 kilometra të gjatë që do ta mbrojë atë nga deti dhe një tjetër 2.2 kilometra do të vendoset në lagjen Kalibaru.

Deri më tani, rreth 2.6 kilometra e ndërtimit të murit ka përfunduar. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne