Xhamia e Romës (italisht: Moschea di Roma) është xhamia më e madhe jashtë Botës Islame.
Xhamia e Romës ka një sipërfaqe prej 30.000 m2 dhe mund të pranojë më shumë se 12.000 vetë.

Xhamia ndodhet në zonën e Acqua Acetosa, në rrënzë të Malit Parioli, në veri të qytetit, dhe është xhamia më e madhe në Evropë, aty është selia e Qendrës Kulturore Islamike Italiane.

Përveç namazit, në xhami zhvillohen veprimtari të ndryshme fetare, ajo ajo ofron shërbime kulturore dhe shoqërore, në mënyra të ndryshme që lidh muslimanët së bashku.

Në xhami, gjithashtu, zhvillohen ceremonitë e dasmës, shërbimet e varrimit, mbahen, kuvende, kongrese, tubime të ndryshme në dobi të Islamit.

Xhamia e Romës u përurue më 21 qershor 1995.Sot imam i xhamisë në Romë është Muhammed Hassan Abdulghaffar nga Egjipti.

Burimi: Koha islame

20