Xhamia kryesore e Moskës organizon festivalin e dytë të Kur’anit

Xhamia kryesore e Moskës organizon festivalin e dytë ndërkombëtar të Kur’anit. Ky aktivitet zhvillohet me qëllim prezantimin e kulturës, traditave dhe mësimeve islame për qytetarët.

Kanali televiziv Press Tv njofton se pjesëmarrësit në festivalin e dytë ndërkombëtar të Kur’anit në xhaminë kryesore të Moskës, kishin këtë rast të veçantë që të njihen me Kur’anin dhe mësimet e tij, si simboli më i shenjtë i fesë islame, të kënaqen nga dëgjimi i leximit të tij, të njihen me hyrjen e fesë islame në Rusi dhe të vizitojnë xhaminë kryesore të Rusisë. Ildar Iljatdinov, imami i xhamisë kryesore të Moskës, në lidhje me këtë aktivitet deklaroi: “Për fat të keq sot ekzistojnë shumë ide që përhapin urrejtje ndaj fesë islame dhe myslimanëve, prandaj shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë natyrën e vërtetë të Islamit e cila përmban mesazhin kryesor të Kur’anit të shenjtë”. Në kuadër të festivalit ndërkombëtar të Kur’anit të shenjtë, pjesëmarrësit të cilët që të gjithë ishin qytetarët të Rusisë, kanë treguar zotësinë dhe aftësitë e tyre në grupin e hifzit, këndimit të Kur’anit dhe këndimit të ezanit duke zhvilluar edhe një konkurrencë mes vete./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne