Xhamia Transparente është pjesë e një projekti të artit të quajtur “Parajsa ka shumë porta”. Kjo xhami ndodhet në Arabinë Saudite. Dhe është mjaft e bukur.

“Parajsa ka shumë porta” është projekti i bërë nga Ajlan Gharem, dhe projekti i tij i artit ka një ide të bukur.

Xhamia është bërë prej çeliku të mbështjellë, xhamit, aluminit dhe dritave elektrike.

Artisti përdori të njëjtin material që përdoret për të ndaluar refugjatët që të hyjnë në Evropë, si dhe në burgun ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Guantanamos. Kjo është ideja që në të vërtetë tronditi njerëzit, por edhe mori shumë lavdërime për kontributin e tij në art.

Njerëzit që erdhën për të shikuar këtë art u habitën se si Ajlan Gharem dha një mesazh të fortë në një mënyrë shumë të thjeshtë. Ky art mund të shihet nga perspektiva të ndryshme që varet nga mendimi i personit.

Adhurimi është gjithmonë i lidhur me paqen, xhamia e bërë nga elementë të njëjtë të përdorur për të ndaluar ose shtypur muslimanët është një mënyrë e bukur për të treguar se sa paqësorë janë muslimanët.

Burimi: Koha islame

26