Xhamitë dhe muslimanët po sulmohen gjithnjë e më shumë në Shtetet e Bashkuara

Një “pajisje eksplozive e improvizuar” është shpërthyer në një xhami në zonën e Mineapolisit një javë më parë.

Sipas të dhënave të hartuara nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), ky është vetëm rasti i fundit në një përshkallëzim gjithnjë e në rritje të incidenteve anti-islamike nëpër xhami.

Ndërkohë, në gjysmën e parë të vitit 2017 ka pasur 85 incidente të tilla, njoftoi CAIR.

Ky është më shumë se numri i përgjithshëm i incidenteve në çdo vit ndërmjet viteve 2009 dhe 2015.

“Kur Donald Trumpi u bë President i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017, ai solli një rekord të pashembullt të bërjes së audiencës për t’iu frikësuar muslimanëve”, shkroi CAIR në një raport më parë këtë vit.

Që nga fushata e tij presidenciale, Trumpi ka bërë deklarata nxitëse për muslimanët dhe islamin. Më parë në fushatën e tij, ai sugjeroi mbylljen e xhamive dhe krijimin e bazës kombëtare të të dhënave për muslimanët.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një “ndalim të plotë të muslimanëve nga hyrja në Shtetet e Bashkuara”, duke thënë se Islami ka “urrejtje të jashtëzakonshme” për Shtetet e Bashkuara.

Menjëherë pas fitores së Trumpit, xhamitë rreth SHBA-së morën letra që kërcënonin me gjenocid, me disa pretendime se Trumpi do t’u bëjë muslimanëve atë që “Hitleri bëri ndaj hebrenjve”.

Në një incident tjetër, studentët muslimanë në Nju Jork e gjetën derën e një dhome namazi të shkarravitur me emrin “Trump”. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne