Xhamitë e BeH-së të shembura nga lufta po rigjallërohen

Xhamitë e shembura gjatë luftës në periudhën 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), si pasojë e bombardimeve serbe dhe kroate, janë duke u rigjallëruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamitë historike të periudhës osmane të cilat janë shembur gjatë kësaj periudhe, janë duke u rindërtuar apo restauruar me ndihmën e shteteve të ndryshme si, Turqia, Arabia Saudite, Irani, Malajzia dhe Indonezia.

Drejtori i Çështjeve Fetare pranë Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës, Nusret Abdibegoviç, ka dhënë detaje mbi gjendjen e këtyre xhamive në një deklaratë për AA me rastin e ditës së xhamive.

Duke vënë në dukje se Bashkësia Islame është duke bërë përpjekje makismale për rindërtimin ose restaurimin e xhamive të shembura dhe të atyre të cilat kanë pësuar dëmtime gjatë luftës, Abdibegoviç në vijim të fjalës së tij shton: “Jemi në fazën e fundit për sa i përket ndërtimit dhe restaurimit të xhamive të dëmtuara gjatë luftës”.

Abdibegoviç, ka thënë se Drejtoria e Vakëfeve ka hedhur themelet e xhamisë në qytetin e Banja Llukës pak kohë më parë, ndërsa ka theksuar se puna për ndërtimin e Allaxha Xhamisë në Foça është ende duke vazhduar.

Ai ka vënë në dukje se njerëzit u detyruan të lënë shtëpitë e tyre, u vranë dhe u keqtrajtuan si dhe bashkë me ta u shembën dhe xhamitë. Abdibegoviç thotë se sipas një vendimi që kanë marrë në vitin 2000 ata janë duke ndërtuar çdo xhami të shembur dhe duke restauruar çdo xhami të prishur.

Abdibegoviç ka thënë se xhamitë janë foleja shpirtërore e muslimanëve dhe ka vënë theksin tek rëndësia e restaurimit të tyre. Ai ka theksuar se boshnjakët e kthyer përsëri në vendin e tyre, janë shumë të lidhur me kulturën fenë dhe xhamitë.

Ndërsa duke thënë se boshnjakët kanë dhënë kontribut të veçantë për ndërtimin dhe restaurimin e këtyre xhamive, Abdibegoviç në vijim ka theksuar se një ndihmë e madhe për këto xhami ka ardhur nga vende si Turqia, Arabaia Saudite, Irani, Malajzia dhe Indonezia. Ai ka thënë gjithashtu se shumë pak xhami kanë mbetur par ndërtuar dhe se në këtë pikë kanë bërë shumë punë.
U shembën 614 xhami

Sipas informacioneve të Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës gjatë luftës së viteve 1992-1995 janë shembur gjithsej 614 xhami, 218 mesxhide, 69 qendra kursesh të Kur’an-it, 4 teqe, 37 tyrbe dhe 405 godina të ndryshme shërbimesh të fondacioneve.

Ndërkohë që në rajonin e bombarduar nga forcat serbe janë shembur 534 xhami, në rajonet e bombarduara nga kroatët janë shembur 80 xhami.

Sipas studiuesve, numri i xhamive para luftës në BeH ishte 1.144, ndërsa 80 për qind e tyre janë shembur.
Dita e xhamive

Xhamia Ferhadije në Banja Llukë e cila është ndërtuar në vitin 1579, është shembur më 7 maj 1993. Datë kjo që është cilësuar si dita e xhamive në Bosnjë e Hercegovinë, pasi më 7 maj 2001 u organizua dhe ceremonia për hedhjen e themeleve të saj. Në këtë ceremoni serbët sulmuan boshnjakët dhe nga ngjarja 2 boshnjakë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërtimi i saj nuk mundi të përfundojë për vite me radhe për shkak të mungesës së fondeve, ndërsa përfundimi i ndërtimit të saj u finalizua me ndihmën e dhënë nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA). Ndërkohë ceremonia për inaugurimin e saj u zhvillua më 7 maj 2016.

Që prej vitit 1998, 7 maji kremtohet si dita e xhamive në Bosnjë e Hercegovinë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne