Xhamitë në Atlanta kërcënohen me vdekje

Katër xhami në Atlanta, në shtetin amerikan Gjeorgjia, kanë marrë kërcënime me vdekje në javët e fundit, duka përfshirë një i cili e quan veten një “vrasës i muslimanëve.”

Udhëheqësit e xhamive në Gjeorgji kërkuan për të rritur masat e sigurisë sepse edhe tri xhami të tjera të muslimanëve kanë marrë emaila identike ku thuhet se do të sulmohen në fund të muajit, tha Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame.

“Muslimanët, meksikanët, zezakët do të sulmohen kudo në Amerikë, deri sa ju të vdisni apo të ikni….” Emaila, kanë pranuar gjithashtu edhe dy xhami në Alabama, thanë udhëheqësit e xhamive,

Letra shkruar nga “vrasësi i muslimanëve” e cila u dërgua në një xhami në fund të muajit shkurt shkruan : ” Vdekja është duke iu pritur juve dhe llojin tuaj “, përsëritet një emër që përdoret nga dikush që kërcënoi një xhami në Brooklyn.

Imam Ibrahim Yavas, i Qendres Kulturore American Turke Ejup Sultan në Brighton Beach, mori një letër javën e kaluar nga dikush duke e quajtur veten “vrasësi i muslimanëve.”

Një ish-punonjës në qendër tha për gazetën e përditshme New York Daily News se rritja e urrejtjes ndaj muslimanëve përkon me fitoren e kryetarit Donald Trump.

“Kur kryetari e shpalli ndalimin e udhëtimit, ai e bëri atë të duket sikur ne të jemi të gjithë të këqinj,” tha punonjësi.

Burimi : IQNA News/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne