Media pro-xhihadiste iraniane sulmon ish-ministrin e jashtëm britanik Jack Straw

Pas sulmit terrorist kundër ish-ministrit britanik Denis MacShane mediat e xhihadistëve iranianë janë lëshuar me sharje dhe shpifje kundër ish-ministrit të jashtëm britanik Jack Straw, Denis MacShane dhe gazetën britanike Evening Standard.

Në një shkrim të botuar në portalin pro-xhihadist Iran Focus dhe në faqen e tyre në internet xhihadistët iranianë sulmojnë personalisht z. Denis MacShane të cilin e akuzojnë për kriminel financiar. Ata sulmojnë po ashtu ish-ministrin e jashtëm britanik Jack Straw të cilin e akuzojnë si mbështetës të regjimit në Iran.

Media e afiliuar me xhihadistët iranianë sulmon edhe gazetën britanike Evening Standard e cila ka refuzuar të botojë propagandën dhe sulmet e Marjam Raxhavisë kundër ish-ministrit britanik i cili ka mbetur i rrahur në Bruksel nga bandat e xhihadistëve iranianë.

Rrahja e ish-ministrit britanik ka ardhur një ditë pasi udhëheqësja e kultit të xhihadistëve, Marjam Raxhavi ishtë në Bruksel dhe u takua më një grup parlamentarësh evropjanë të cilit ishin ftuar nga deputeti belg Gérard Deprez, i cili akuzohet nga kundërshtarët e xhihadistëve se paguhet nga të parët për të lobizuar xhihadistët iranianë në parlamentin evropian.

Por ndryshe nga herët e tjera, kësaj here lobimi i ka shkuar ters Raxhavisë. Sulmi terrorist kundër protestuesëve demokratikë që kundërshtojnë xhihadin dhe rrahja e ish-ministrit britanik është një skandal i cili nuk do shihet me sy të mirë në Bruksel. Ndërsa grupi xhihadist i Raxhavisë deklaron se është distancuar nga xhihadi, dhuna e ushtruar në Bruksel kundër protestuesëve dhe ish-ministrit britanik, apo edhe sulmi mediatik kundër ish-ministrit të jashtëm Jack Straw mund ta detyrojë Brukselin por edhe qeverinë britanike që ta shohin me frikë dhe shqetësim grupin xhihadist të Raxhavisë i cili strehoet në Shqipëri dhe kërkon luftë me Iranin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne