‘Xhisiela’, PD: Rama mbron kriminelët e veshur me pushtet

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me qëndrimin e këtij të fundit për denoncimin e oficerit Emiljano Nuhu. Nga selia blu, deputetja e PD-së Albana Vokshi pohoi se Rama mbron kriminelët dhe dhunuesit.

Në emër të PD Vokshi tha se bekimin e Ramës mbrohen Balla dhe deputeti i PS-së Rrahman Rrahja, djali i të cilit u akuzua nga Nuhu se përdhunoi Xhisiela Malokun. Po ashtu PD tha se djali i deputetit duhej të ishte arrestuar.

“Vajza e re dhe familja e saj nuk janë marrë në mbrojtje. Qëllimshëm mekanizmi për parandalimin e dhunës ndaj grave nuk zbatohet. Është vet Rama që po bën çdo përpjeke për ta shfaqur vajzën para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet. Nëse Balla dhe Rrahja s’do kishin bekimin e kryeministrit, sot viktima do ishte marrë në mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit duhet të ishte në burg. Rama qëndroi krah kriminelëve, duke dënuar denoncuesin Emiljano Nuhu, me sulmoi të njëjtën gjuhë si Zaganin, që denoncoi grupin e trafikantëve Habilaj. Rama e ka provuar me rastin e Zaganit, se sjellja si mafioz, me denigrim, e vonoi të vërtetën për hetimin ndaj Saimir Tahirit, por se pengoi dot”, tha Vokshi.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne