Xhokonda vesh fanellën e Francës, acarohen italianët

“Urime për @equipedefrance për fitoren e Kupës së Botës 2018”. Kështu, llogaria zyrtare në “Twitter” e Muzeut të Luvrit, në Paris, me famë botërore për veprat e artit që mban nën piramidën e xhamit, ka uruar dhe përshëndet trumfin e bujshëm të “Gjelave” në Moskë. Një urim ky i shoqëruar me një foto të Xhokondës që mban veshur fanellën e përfaqësueses franceze. Një modifikim ky që ka acaruar jo pak italianët.

E menjëhershme ka qenë protesta dhe reagimi i popullit italian në rrjet, për atë imazh të publikuar nga Muzeu i Luvrit. Të shumtë janë komentet që shprehin indinjatën, në atë postim festues: “Mos e prekni atë që është e jona, madje më mirë të na e riktheni”, shkruan një tifoz. “Festoni duke publikuar foton e Xhokondës tonë? Normale që Italinë nuk do ta harroni kurrë, hëëë”, shkrunte një tjetër italian, si për të prishur festimet e francezëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne