Yildirim: OKB-ja e paaftë, reforma një domosdoshmëri e pashmangshme

Reformat në OKB-në e pafuqishme për t’u dhënë fund konflikteve, janë një “domosdoshmëri”, deklaroi të enjten Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

Në një fjalim të tij në Baku të Azerbajxhanit, ku realizoi një vizitë zyrtare, Yildirim tha se një OKB e përqendruar në zgjidhjen e problemeve dhe jo në konkurrencën mes shteteve është një domosdoshmëri e pashmangshme.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është i paaftë për t’u dhënë përgjigjen e duhur konkurrencave (ndërkombëtare), pasi njëkohësisht humanizmi po vdes me përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së është i paaftë t’i japë fund kësaj dhune”, tha ai.

Më herët, edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke e quajtuar atë të paaftë për të garantuar respektimin e armëpushimit në Siri dhe përbërjen e tij si jopërfaqësuese.

Shefi i qeverisë turke qëndroi në Azerbajxhan në kuadër në Forumit të 6-të Global të Bakusë, i cili këtë vit ka vënë theksin tek “Urat Afruese dhe Krijimi i Shoqërive Inkluzive”./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne