Yildirim: Operacionin në Afrin mund ta përfundonim më herët, por ne kujdesimi për civilët

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım sot në Stamboll deklaroi se “operacioni ‘Dega e Ullirit’ mund të përfundonte për një kohë më të shkurtër, por që ata po kujdesen për të mos dëmtuar civilët.

“Ky operacion (Dega e Ullirit) mund të përfundonte për një kohë më të shkurtër. Por, ne po punojmë me një kujdes të madh për të mos dëmtuar civilët. Posaçërisht dua të nënvizoj këtë të vërtetë”, tha Yıldırım.

Ndërkaq Kryetari i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të kryeministrisë së Turqisë, Mehmet Gulluoglu, ka deklaruar se AFAD, Gjysmëhëna e kuqe turke dhe institucionet të tjera vazhdojnë punimet e tyre për të përballuar nevojat e civilëve në Afrin me paketa të ndihmave si ushqime, produkte të higjienës, ujë dhe për nevoja të tjera.(AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne