Yildirim: Raketat S-400 s’do të jenë asnjëherë kërcënim për një shtet anëtar të NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të enjten se raketat S-400 që vendi i tij do të marrë nga Rusia, nuk janë dhe s’do të jenë asnjëherë kërcënim për një shtet anëtar të NATO-s.

Në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit për kontakte zyrtare, Binali Yildirim mori pjesë në një emision direkt të televizionit shtetëror, “Içtimai TV”.

Duke folur për sistemin e mbrojtjes ajrore, S-400, që Turqia do të marrë nga Rusia, ai theksoi se këto raketa nuk do të jenë kërcënim për asnjë vend anëtëar të Aleancës.

Yildirim sqaroi se kjo rrugë është ndjekur pasi ka qenë e pamundur që sistemet e mbrojtjes ajrore të sigurohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo nga vendet evropiane anëtare të NATO-s.

Kryeparlamentari turk gjithashtu vuri në pah se raketat S-400 do të përdoren veçanërisht për kërcënimet që i paraqiten Turqisë nga kufijtë e saj jugorë.

Binali Yildirim theksoi mes të tjerash se edhe Turqia është një shtet sovran që vendos vetë për të ardhmen dhe fatin e tij, ndërsa kritikoi reagimet ndaj Ankarasë për blerjen e këtyre raketave, me të cilat është pajisur më parë edhe Greqia./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne