Yildirim: Turqia është vendi i vetëm që lufton njëkohësisht me 4 organizata terroriste

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se Turqia është vendi i vetëm në botë që lufton njëkohësisht me 4 organizata terroriste.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë mbledhjes së Këshillit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK) të mbajtur në Pallatin Çankaya tha: “Nuk ka vend tjetër në botë që lufton njëkohësisht me 4 organizata terroriste. Ne vazhdojmë njëkohësisht luftën tonë kundër organizatave terroriste PKK, DAESH, organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY). Në situatë të tillë vendet tjera do të ishin të suksesshme nëse arrijnë të qëndrojnë në këmbë e jo të zhvillohen”.

Duke e bërë të ditur që në qoftë se një tentativë e dështuar për grusht shteti, si ajo që u ndërmor nga organizata terroriste FETO/PDY më 15 korrik 2016 në Turqi, do të jetohej në një vend tjetër, ai vend do të shkatërrohej, Kryeministri Yildirim tha se “Ky është tregues se sa i lidhur është populli ynë me pavarësinë e tij”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne