Yıldırım: Uroj që ky Bajram të sjellë vëllazëri në botën islame

Me rastin e Fitër Bajramit, kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım ka uruar që kjo ditë të sjellë unitet për popullin dhe shtetin e Turqisë dhe vëllazëri në tërë botën islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım ka falur namazin e Bajramit së bashku me banorët dhe fqinjët e tij në fshatin e tij të lindjes Kayı në provincën Erzinxhan të Turqisë.

“Uroj që ky Bajram të sjellë unitet dhe gjallëri për shtetin dhe popullin tonë dhe vëllazëri në tërë botën islame. Falënderoj forcat tona të sigurisë që sakrifikojnë jetën për unitetin dhe integritetin e atdheut tonë. Lutjet tona janë me ta”, ka thënë Yıldırım për gazetarët pas faljes së namazit të Bajramit dhe këmbimit të urimeve me të pranishmit.

Ai ka thënë do të sigurojnë që në plan të parë të nxirren pikat e përbashkëta dhe jo dallimet dhe se do t’i shikojnë dallimet si një pasuri, duke uruar që ky Bajram të jetë me fat.

Kryeministri turk Yıldırım pati rastin po ashtu të këmbejë urime bajrami edhe me gazetarët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne