Ylli i Manchester United, Paul Pogba, në Umre në Ramazan

Ylli i Manchester United, Paul Pogba ka postuar një video që tregon veten duke kryer Umren në qytetin e shenjtë të Mekës, për të shënuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në video të postuar në Instagram, e cila ka marrë mbi 3.3 milion shikime, vetëm gjatë 12 orëve të fundit, Pogba shpjegoi se sa i kënaqur është që po vizitonte vendin e shenjtë, Meken, në Arabinë Saudite.

Postiimi u shoqërua gjithashtu me titullin:

“Allahu Ekber. Zoti është më i madhi “.

“Vetëm ai person që vjen këtu, vetëm ai është që mund të kuptojë ndjenjën. Kështu që shpresoj që njerëzit që nuk kanë qenë këtu akoma, të vijnë një ditë, “tha ai.

“Ky është një vend i bukur. Unë nuk mund ta shpjegoj ndjenjën time këtu. Inshallah, të gjithë do të vijnë këtu një ditë. Vend i bukur. Selam. ”

Burimi : About Islam/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne