YTB mirëpret studentët kosovar në Stamboll në kuadër të projektit “Në gjurmët e Historisë” (Foto)

Studentët kosovar të departamentit të Historisë në Universitetin “Hasan Prishtina” kanë realizuar një vizitë disa ditore në Stamboll.

21 studentë dhe 6 mësimdhënës vizituan vendet historike të Stambollit në kuadër të programit “Në gjurmët e Historisë”, ndërmjet datave 19-22 mars e cila ishte mbështetur nga Drejtoria e Diasporës Turke dhe Popujve Mike pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit te Republikës së Turqisë.

Vizita ka pasur qëllim që këta studentë të njihen nga afër vendet historike, kulturën dhe historinë e qytetit të Stambollit. Po ashtu, studentët kanë pasur rastin t’i ndjekin ligjërata në Universitetin “Sabahattin Zaim” ku ligjërues ishte profesori i njohur turk M. Fatih Pehlivan i cili ligjëroi për temën: Administratorët, politkanët, dijetarët shqiptar në sistemin kombëtar Osman.

Studentët kosovar patën rastin të vizitojnë edhe qendrën e arkivave osmane pranë Presidencës së Republikës së Turqisë. /Gazetaere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne