Yusuf Islam përformon në ceremoninë përkujtimore në Zelandë të Re

Në shërbimin përkujtimor që është mbajtur në Christchurch, Zelanda e Re, për të nderuar viktimat e sulmit terrorist më 15 mars në të cilat u vranë 50 persona, kryeministrja Jacinda Ardern ka mbajtur fjalimim emocional: “Racizmi ekziston, por nuk është i mirëpritur këtu. Dhuna dhe ekstremizmi në të gjitha format e saj nuk është i mirëpritur këtu”. Farid Ahmed, gruaja e të cilit vdiq në sulmin e xhamisë Al Nur, tha se atij i është pyetur pse ai i ka falur sulmuesit. “Përgjigjja për këtë është ajo e atyre që e kontrollojnë zemërimin e tyre dhe falin shokët e tyre njerëzor, Allahu i do ata që janë bamirës.

Ndërsa,  Yusuf Islam, i njohur më parë si Cat Stevens, performoi këngën e tij Peace Train, ndërsa këngëtarja Maori Maika Rika këndoi himnin kombëtar të Zelandës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne