Zaev dhe Tsipras sot në takim në Mostar

Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, së bashku me homologët e tyre nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, do të mbajnë takim katërpalësh në Mostar.

Tsipras pasdite pritet të pranojë çmim nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan.

Takimi do të zhvillohet sot rreth orës 20:00 dhe pritet që në Mostar të arrijnë edhe kryeministrat e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa pas 15 minutave të mbahet edhe takimi katërpalësh.

Më pas pritet që Zaev dhe Tsipras ta nënshkruajnë kartën për paqe dhe të marrin çmim nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiq.

Disa media në Greqi, çmimin për Aleksis Tsipras e lidhin me marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit.

Burimi: Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne