Zaev: Do të mbaj opinga hekuri, paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro

“Pa barriera, pa probleme dhe pengesa, pa asnjë çështje të hapur bilaterale, Maqedonia më në fund mund të bëjë hapa të mëdhenj përpara për zhvillimin e ekonomisë. Tani duhet të punojmë. Të gjithë. Si qeveria ashtu edhe Parlamenti, si qytetarë ashtu edhe biznesmenë. Progresi do të varet vetëm nga ne. Do të mbaj opinga hekuri, paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro”, tha kryeministri Zoran Zaev nga tribuna e sotme në Veles.

Mjaft më me politikë, thekson Zaev. Duhet të përvjelim mëngët. Shteti do të bëhet vetëm nëse njerëzit kanë para, dhe në këtë drejtim janë politikat e qeverisë.

Sipas tij, Maqedonia ka kapacitetin dhe duhet ta përdorë atë, duhet t’i mundësoj njerëzve që të fitojnë dhe të jetojnë me dinjitet.

Do të bëjmë ekonomi për jetën dinjitoze për qytetarët. Duhet të kemi qytetarë ekonomikisht të kënaqur. Me të gjitha politikat, me aspekte financiare të stabilizuara, me miq në mbarë botën, me fondet e BE-së, do ta ngrisim standardin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne