Kryeministri Zoran Zaev pas daljes nga Zyra e Prokurorisë Speciale Publike, ku ai ishte i thirrur si dëshmitar dhe i dëmtuar për rastin “Target” për përgjimin e paligjshëm të mbi 5000 qytetarëve, tha se Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov sot ka shkuar në Athinë, por nuk do të diskutojë për emrin.

“Qëllimi i vizitës është që të krijojë marrëdhënie më të mira midis fqinjëve, dhe të krijojë terren për takime më të shpeshta të nivelit të lartë”, tha Zaev.

Në lidhje me këtë çështje, Zaev tha se do të konsultohet edhe me opozitën, por në fund do të vendosë populli me anë të një referndumi.

11