Zaev pritet me ceremoni zyrtare në Ankara

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zarev ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Ai u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Ceremonia e pritjes u mbajt në rezidencën Çankaya në Ankara ndërsa filloi me këndimin e himneve të të dyja vendeve.

Kryeministri Zaev më pas përshëndeti gardën e nderit.

Pas prezantimit të delegacioneve të të dyja vendeve, Zaev dhe Jëlldërëm kaluan në takimin kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Hakan Çavushollu (Çavuşoğlu) dhe personalitete të tjera përkatëse. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne