Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, të hënën në Bruksel do të realizoj takimet e para me përfaqësuesit më të lartë të NATO-s dhe BE-së, në cilësi të kryeministrit. Ai do të realizojë takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini si dhe me eurokomisionerin për negociata për zgjerim, Johanes Han, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zaev në Bruksel do të udhëtoj bashkë me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani.

Kabineti i kryeministrit Zaev njofton se në takimin Zaev-Stoltenberg pritet të bisedohet për mundësitë për zhbllokimin eventual të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Më herët zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, paralajmëroi se Mogherini dhe Han në takimin me Zaevin do të përsërisin gatishmërinë e tyre për mbështetje të qeverisë së re, si dhe opozitës, që në “përpjekjet e tyre në mënyrë konstruktive të tregohet qëllimi i përbashkët për reforma lidhur me BE-në.”

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit të ri të Maqedonisë në kryeqytetin evropian pasi tani është në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

8