Zakharova: Në vjeshtë konsultimet Rusi-Turqi për regjimin pa viza

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka bërë të ditur se ekspertët konsullorë rusë dhe turq do të zhvillojnë në vjeshtë konsultime për regjimin pa viza për kategori të veçanta të qytetarëve turq.

Në një konferencë për media në Moskë, Zakharova tha se marrëveshja për të zhvilluar konsultime të tilla është arritur në takimin ndërmjet ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij turk, Mevlut Çavusoglu.

“Është arritur marrëveshje për të formuar një mekanizëm për zhvillimin e marrëveshjeve për lehtësimin e udhëtimit të ndërsjellë për kategori të caktuara të qytetarëve turq. Platforma më e përshtatshme për diskutimin e çështjeve të vizave është konsultimi dypalësh i ekspertëve konsullorë”, deklaroi ajo.

Pas takimit të 24 gushtit me ministrin Çavusoglu, homologu i tij rus, Lavrov, u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të shfuqizojë kufizimet e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, si dhe për shoferët që merren me transportin e mallrave ndërmjet dy vendeve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne