Zakoni i keq i protestantit Veliaj, fshin qurret në shpinën e botës… (video)

Sapo jemi bërë me dije, se një zakon shumë i keq i ka mbetur Lali Erit, qysh nga koha kur ishte i vogël. Kur shkonte në punë për të shitur fiq, ai gjithmonë harronte të merrte me vete shami hundësh dhe sa herë ndodhte që të teshtinte, apo kruante hundët, Lali ynë, materien e squllët e fshinte në shpinën e shitësve të tjerë. Kur nuk kishte shitës përreth, ai lëvizte nga vendi dhe e fshinte dorën e qurravitur, tek shpina e ndonjë kalimtari, si një mënyrë përshëndetje.

Një nga banorët e lagjes, tregon se një ditë,  Lali Eri, doli nga vendi i shitjes së fiqve dhe miqësisht i vendosi dorën në shpinë. Në fillim, qytetari nuk e kishte kuptuar dhe e kishte marrë si miqësi të vërtetë,  por kur mbërriti në shtëpi dhe hoqi xhaketën për ta varur, konstatoi materien e squllët. Menjëherë mendja i shkoi, tek dora e ngrohtë e Lali fiqshitësit.

Nga ky zakon, Lali nuk ka shpëtuar as sot, që është pjekur dhe është bërë një njeri me rëndësinë numër dy në Shqipëri. Më së shumti, ai e aplikon këtë ves, kur është me grip.

Mendohet që Lali ka fshirë dorën e squllët, dy herë tek Blendi Klosi, një herë tek Mimi Kodheli dhe një herë tek ish ministrja e arsimit, gjatë gripit, në kohë fushate elektorale.

Lali Eri, ka tentuar edhe tek Elisa Spiropali, të bëjë të njëjtin veprim, por ajo, si Rilindësja më vigjilente, duke ia ditur këtë zakon, sapo ai afroi pëllëmbën, largoi shpinën. Që prej asaj dite, Elisa i rri e barazlarguar dhe kanë mbajtur mëri të gjatë me njëri tjetrin.

Në videon e mëposhtme, Lali Eri, në një gjendje të theksuar gripale, ia hedh qurret në shpinë, një personi të paidentifikuar. Në këtë rast, ai ka përfituar edhe nga fakti, që i gjithë përqëndrimi i njerëzve ishte hedhur mbi Edi Ramën dhe fjalimin e tij. Personi i paidentifikuar, nën hipnozën e fjalëve të Ramës, nuk ka kuptuar gjë fare.

 

VIDEO:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne