Zarif: Evropianët nuk kanë guxim ti dalin kundër ShBA-së

Në një deklaratë për gazetën e përditshme “Ittilaat” në Iran, Zarif ka bërë një vlerësim në lidhje me negociatat bërthamore dhe qëndrimin e vendeve të BE-së kundër SHBA-ve.

Pasi argumentoi se SHBA dhe perëndimorët kanë treguar se nuk janë palë që duhet të trajtohen në zbatimin e premtimeve të tyre ekonomike, Zarif tha se “SHBA-ja tregoi se nuk i qëndron premtimit të saj ndërsa edhe evropianët kanë treguar se nuk guxojnë të mbajnë një qëndrim kundër SHBA-ve”.

Në lidhje me mekanizmin e formuar nga evropianët, të cilin e kanë emëruar si “Instrumenti për Mbështetjen e Shkëmbimeve Tregtare” (Instrument in Support of Trade Exchnages-INSTEX), pasi ka bërë të ditur se është pozitiv pavarësisht se vonë, Zarif tha se “Evropianët kanë treguar se nuk mund të investojnë aq sa është e nevojshme për interesat e tyre. Situata e krijuar që prej tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore është humbja strategjike e BE-së. Sepse nuk kanë mundur të provojnë që ata të kenë një qëndrim në sistemin ndërkombëtar. Kjo është një çështje shumë vitale”.

Duke pretenduar më tej se SHBA nuk është kompetente për të negociuar dhe se nuk do të negociojë për këtë, Zarif tha se “Nënshkrimi i tyre nuk vlen as një muaj. “Një president është në gjendje të shkelë nënshkrimin e një presidenti të mëparshëm, një ministër është në gjendje të shkelë nënshkrimin e ministrit të mëparshëm. Si mund të negocioni dhe si mund të arrini një marrëveshje më të gjerë?, tha ai.

Lidhur me programet bërthamore, ministri Zarif thekson se “Ne kemi arritur të ruajmë të gjitha programet bërthamore dhe fitimet e saj. Ne kemi izoluar të vetëm SHBA-të dhe kemi ruajtur fitimet tona. Ndërsa kemi arritur disa fitime tonat falë negociatave, të cilat për dikë kanë qenë të këqija. Arsyeja kryesore për mosmarrëveshjen e SHBA-ve me Iranin është se ky vend është i pavarur”. (Anadolu Agency-AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne