Zarif: Irani nuk do të imitoj kurr qeveritë kukulla të SHBA-së

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se vendi i tij nuk do të bëhet një shtet “normal” ashtu siq ka kërkuar SHBA-ja, duke shtuar se qeveria e Uashingtonit duhet të pranoj se e ka humbur Teheranin.

Në një postim të bërë në mediat sociale, Zarif iu përgjigj deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në lidhje me Iranin.

Zarif u shpreh se: “Ku do që kanë ndërhyrë Shtetet e Bashkuara, aty ka pasur kaos, presion dhe urrejtje”, dhe duke iu përgjigjur deklaratave të Pompeot se “duan që Irani të bëhet një shtet normal”, ai u shpreh kështu:

“Irani nuk do të imitoj kurr qeveritë kukulla të SHBA-së dhe duke zbatuar modelet e Mike Pompeot për të drejtat e njeriut, bëhet një vend ‘normal’ dhe ajo që dëshiron SHBA-ja këtu është qeveria e Shahut apo qeveritë e tanishme kasape. Prandaj, SHBA-ja duhet të pranoj se e ka humbur Iranin.”

Në një deklaratë të bërë në Jordani, e cila ishte ndalesa e parë e turneut të tij në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan i shtetit, Pompeo kishte thënë se ata duan që Irani të bëhet një shtet ‘normal’, duke shtuar se: “Ne do të dyfishojmë presionin mbi Iranin jo vetëm në fushën diplomatike, por edhe në atë tregtare.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne