Zbardhen ndryshimet në Kodin Penal/ Burg për gjithçka në Shqipëri

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal pritet të prekë 3 elementë kryesorë. Ashpërsim të dënimit mbi goditjet ndaj punonjësve të policisë dhe mjekëve, ashpërsimin e dënimit për rastet e dhunës në stadiume, për krimet mjedisore dhe për shkelësit e sigurisë ushqimore.

Kuvendit i propozohet që goditja ndaj efektivë të policisë ose mjekëve të dënohet nga 1 deri në 5 vite heqje lirie. E njëjta masë dënimi propozohet edhe për dhunën në sport në rastet e goditjes së arbitrave, trajnerëve apo sportistëve.

Gjithashtu ndryshime do të pësojë edhe dënimi mbi organizimin e lojërave të fatit të palejuara, ku parashikohet të rritet nga 2 deri në 5 vjet heqje lirie, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç.

Drafti propozon që të rritet edhe masa e dënimit për armëmbajtjen pa leje nga 5 deri në 7 vjet burgim. Sa i takon krimeve mjedisore për ndotjen e ajrit, tokës apo për dëme të pakthyeshme të ekosistemit, faunës dhe florës, propozohen dënime nga 1 deri në 5 vjet burgim.

Projektligji parashikon dënim me gjobë deri në 3 vite burg për personat që bllokojnë rrugët ose lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor.

Prodhimi dhe shitja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut do të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa nëse kjo vepër do të sjellë dëmtim të shëndetit të konsumatorit, ndëshkimi do të jetë me 10 vjet burg për tregtarin e produkteve.

Ndëshkimi me 2 vjet burg do të jetë edhe për tregtarët të cilët shesin produkte të cilat kanë kaluar datën e skadencës, ndërsa për ata që falsifikojnë, gërvishtin, ose dëmtojnë qëllimisht këto data, etiketat ose vulat e produkteve dënimi do të jetë nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.

Për bizneset të cilët kanë bërë falsifikimin e të dhënave të produktit do të rëndojë edhe akuza e mashtrimit, vepër penale që propozohet të dënohet me 5 vjet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne