Zbardhen një pjesë e financimeve të Soros në Greqi

George Soros është bërë tema kryesore e zhvillimeve politike në Greqi ditët e fundit. Ai u diskutua në mbledhjen e qeverisë greke dhe u kthye në mollën e sherrit mes ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos dhe  ish-ministrit të Jashtëm  Nikos Kotzias  për rolin  që miliarderi amerikan me origjinë hungareze ka në çështjen e Maqedonisë.

Natyrisht, shumë nga ato që thuhen janë në sferën e imagjinatës ose janë një argument i mirë për teoritë “konspirative” të atyre që duan të shpëtojnë nga realiteti.
Megjithatë një investigim i televizionit grek Skai, tregon se Fondacioni i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur ka arritur të fitojë një qasje të madhe në Ballkan.

Fondacioni ofron sponsorizime dhe bursa gjatë gjithë vitit për organizatat dhe individët që ndajnë të njëjtat vlera si Fondacioni. “Ne po kërkojmë të sponsorizojmë njerëz me vizion përpjekjet e të cilëve  të çojnë në ndryshime të qëndrueshme sociale”-thuhet në faqen e Fondacionit. Fondacionet e Shoqërisë së Hapur përshkruajnë misionin e saj si më poshtë: “Punojmë për të ndërtuar shoqëri aktive dhe tolerante, që qeveritë e tyre të janë përgjegjëse dhe të hapura për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve”

Në Greqi, Bashkia e Selanikut, disa organizata që punojnë për mbrojtjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve dhe komunitetit grek LBGTQ kanë marrë mijëra dollarë sponsorizime. E njëjta gjë ndodhi me organizatat në favor të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së refugjatëve në Maqedoni. Megjithatë, nuk është gjithmonë e qartë nga përshkrimi  në faqen e internetit të Fondacionit pse këto organizata kanë marrë sponsorizime.

Sponsorizimi  i detajuar për vitin 2016:

Bashkia e Selanikut mori 224,581 dollarë për një periudhë prej 8 muajsh për të ndërmarrë veprime për të strehuar dhe mbështetur refugjatët.

Këshilli Grek për Refugjatët mori 300,000 dollarë për të monitoruar procesin e azilit dhe statusin e pranimit në pikat hyrëse të emigracionit për një periudhë prej 20 muajsh.

“Qendra Helenike për të Drejtat e Njeriut” mori 394,514 dollarë për të siguruar informata ligjore dhe të tjera thelbësore për refugjatët për një periudhë prej 20 muajsh.

“Forumi Helenik i Refugjatëve” mori 100,000 dollarë për të zhvilluar brenda 13 muajve sistemet ku refugjatët do të jenë reciprokisht mbështetës.

“Shoqata e Diasporës Ukrainase në Greqi – Mendimi i Ukrainës Greke” mori 24.927 dollarë për strategjinë e saj të komunikimit.

Komuniteti grek LBGTQ Athinë mori një grant prej 54,996 dollarë për një vit dhe Qendra për Demokraci dhe Përshtatje për Evropën Juglindore mori 26,000 dollarë për 11 muaj.

Në vitin 2016, Instituti për Mendimin Financiar dhe Kërkimin Ekonomik dhe Politikën në Shkup mori 99,641 dollarë për tre vjet.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë mori 67.885 dollarë për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe azilkërkuesve në Maqedoni.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne