Zbardhet dinamika/ Si i vrau 24-vjeçari të afërmit e tij

8 viktimat e masakrës në Selenicë të Vlorës janë të afërm të autorit Ridvan Zykaj. Një konflikt që duket se lidhet me çështje pronësie apo edhe me problemet e dyshuara mendore të 24-vjeçarit, duket se janë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Por, si ndodhi ngjarja?

Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy gjyshërit dhe mbi xhaxhanë e tij dhe bashkëshorten. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë, duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendor.

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj dhe Ledion Zyka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne