Zbardhet draft-marrëveshja: Çfarë e detyroi Bashën të “braktisë” para kohe takimin. Ja çfarë propozojnë dy eurodeputetët

Burime pranë pranë qeverisë konfirmojnë se kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjitha pikat e propozuara nënjë draft-marrëveshje të propozuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri nga dy zyrtarët e BE-së David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Sipas draftit të OSBE-BE-SHBA, janë propozuar 3 pika kryesore:

1-Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe kreu i KQZ t’i jepet opozitës

2-Të ketë shkarkime në kupolën drejtuese të policisë

3-Kriminalizim i shit/blerjes së votës

Në këtë draft-marrëveshje nuk është përfshirë kërkesa e opozitës, ajo për qeveri teknike dhe duket se kjo gjë e ka detyruar kreun e PD-së të largohet i pari nga takimi me McAllister.

Partia Demokratike insiston fort në kërkesën e saj dhe pa përfshirjen e qeverisë teknike në draft nuk ka negociata zyrtare./newsbomb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne