Zbardhet plani amerikan për ndryshimin e kufijve, Kosova merr Preshevën, Mitrovica “zonë speciale” Ja çfarë do ndodhë me Trepçën e Bujanocin?!

Zbardhet plani amerikan për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Gazeta “SOT” ka siguruar detajet e një dokumenti paraprak, ku hidhen piketat mbi atë që synojnë amerikanët të ndodhë. Së pari, synohet që më 12 qershor të këtij viti, presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç të firmosin marrëveshjen dhe të mbyllin një herë e mirë konfliktet mes tyre. Por si do të bëhet ndarja e territoreve? Hashim Thaçi ka folur për korrigjim kufijsh dhe ka mohuar copëtimin e Kosovës.

Por amerikanët kanë menduar një plan të mesëm, i cili si duket i kënaq të dyja palët. Zonat që kanë hapur më shumë debat janë ajo e Preshevës dhe e Mitrovicës. Sipas dokumentit të siguruar nga gazeta “SOT”, plani i SHBA është që Presheva deri në Klenike t’i bashkohet Kosovës. Pra bëhet fjalë për të gjithë pjesën shqiptare aty. Kufiri i ri është planifikuar të vendoset në zonën pranë Bilacit. Sa i takon Mitrovicës dhe Bujanocit, këto dy zona do të shpallen “Zona Speciale”. Amerikanët përdorin termin “Special District”.

Por ç’është ky sistem i ri? Duke qenë se për këto dy zona ka përplasje, atëherë plani është që ato të shpallen në një farë mënyre të pavarura. Në SHBA ka shumë zona me këtë status dhe banorët e tyre bëjnë vetëmenaxhimin. Pra Mitrovica dhe Bujanoci do vetëmenaxhohen, si politikisht, ashtu dhe nga ana financiare, pa u ndikuar nga Kosova apo nga Serbia. Ato do krijojnë organet e tyre qeverisëse dhe do qëndrojnë ashtu.

Një tjetër zonë e debatueshme është Medvegja. Sipas planit, synohet që deri në 8 fshatra të saj t’i marrë Kosova, pjesa tjetër i mbetet Serbisë. Amerikanët kanë menduar një zgjidhje dhe për Trepçën dhe liqenin e Ujmanit. Të dyja do të privatizohen. Liqeni Ujmanit privatizohet për 99 vite nga kompani angleze dhe do jetë me Status Special. Po ashtu dhe Trepça privatizohet për 99 vite (nga kompani amerikane, franceze, ruse dhe kineze) dhe do jetë po me Status Special.

Ndarjet e tjera

Sipas draftit të siguruar nga gazeta “SOT”, Korridori i 10 do të marrë statusin: “Rruga e Mbrojtur Ndërkombëtare”. Në pakt janë përfshirë dhe kishat. Aty thuhet se kishat serbe në Kosovë do të shpallen të pavarura. Sa i takon Zveçanit, Zupin Patokut dhe Leposaviqit, këto territore i bashkohen Serbisë. Të dyja shtetet i falin borxhet e luftës që i kanë njëra tjetrës, ndërsa Serbia do të njohë Kosovën me emrin Kosovo. Baza Cepotin afër Bujanocit bëhet pjesë e Kosovës. Po ashtu synohet që në 12 qershor në Uashington të firmoset pakti final mes dy vendeve. Pra kjo është mënyra se si amerikanët synojnë që të vendosin paqen mes Serbisë dhe Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne