Zbatohet bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë, qytetarët ankohen për radhë të gjata (VIDEO)

Menjëherë pas marrëveshjes dhe hyrjes në fuqi ditën e djeshme ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes dy vendeve tona, Policia Kufitare dhe Doganore e Kosovës janë zhvendosur në një pikë, në pikën kufitare të Morinës. Pika kufitare e Vërmicës i ka hequr kabinat dhe kalohet pa asnjë pengesë.

Burime thanë për “Fax News” se deri në këto momente për tu futur në Kosovë, Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, kontrollojnë çdo automjet ashtu si më parë, me ndryshim e vetëm që tani është vetëm një pikë kontrolli.

Të njëjtat burime thanë se kur futesh për në Shqipëri makinat kontrollohen vetëm nga policia shqiptare.

Jashtë kamerave të “Fax News”, punonjës dhe drejtues të Policisë së Kosovës shprehen se kontrolli në hyrje të shtetit të tyre apo në dalje duhet hequr, pasi nga pala kosovare kontrollohen vetëm një herë. Këtë bashkim kufitar nuk e kanë pritur mirë as qytetarët pasi ankohen për radhë të gjata.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=JUOWxUDMp50?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne