ZBULIM ARKEOLOGJIK NË DURRËS, 3 FURRA QERAMIKE RREZIKOHEN NGA PALLATI DHE ARKEOLOGËT E PAPËRGJEGJSHËM!!!

 

Në qytetin e Durrësit është firmosur një leje ndërtimi nga kryebashkiaku Vangjush Dako, për një pallat me 5 kate shërbimi dhe 1 kat nëntokë.

Çuditërisht ky pallat i ka mbirë Muzeut Arkeologjik pothuajse në oborr. E si për simfoni edhe hapja e gropës së pallatit rezervoi surpriza për firmën ndërtuese “REI sh.p.k”. Gërmimin e Shpëtimit po e kryen firma private e licensuar në arkeologji, “A.K.e.R”, që drejtohet nga Gjergj Frashëri.

Deri më tani nga materialet dhe informacionet eksluzive që disponon “Aktiv për Durrësin”, janë zbuluar 3 furra për prodhimin e qeramikës. Siç edhe duket në foto, pjesa me ngjyrë “të kuqe” përreth furrës tregon pjekjen e qeramikës në temperatura të larta. Kjo zonë njihet nga zbulimet e ngjashme dhe nga materialet shkrimore si zona artizanale e qytetit, jashtë mureve rrethuese. Prania e furrave në Dyrrah gjendet që nga shek IV Para Erës Sonë, e deri në shek. III të Erës Sonë. Këtë pritet ta datojë firma private në arkeologji.

Megjithë zbulimet e rëndësishme, puna me eskavator vijon pa pushuar dhe nga fotot që “Aktiv për Durrësin” disponon (shih më poshtë), përpara disa ditësh doli në dritë një strukturë në formë pusi, e cila është shkatërruar për hapjen e gropës së pallatit.
Po cila është kjo firmë private dhe nga kush drejtohet?
“A.K.e.R” është një subjekt privat i licensuar në arkeologji. Ajo drejtohet nga Prof. Gjergj Frashëri, një profesor i shkatërrimit të Dyrrahut.

Në materialin e botuar në vitin 2010 në media, lidhur me zbulimin e lagjes romake tek ish-Lulishtja “1 Maji” në Durrës, shkruhej se në një relacion të kësaj firme private, thuhej se “sipërfaqja në fjalë ka qenë pjesë e qytetit romak, lagje në unazën pranë mureve rrethuese të qytetit, por brenda tyre. Në periudhën e hershme bizantine ka një fluks mbindërtimesh ose planimetrish të reja mbi ato të vjetrat, nga shtresat zejtare të qytetit. Ndoshta prej mesit të shek. VI pas Krishtit, kualiteti i ndërtesave të qytetarëve në këtë hapësirë binte ndjeshëm, të cilat tashmë ndërtohen shumë më lart në kuotë …”.

Më tej, kjo shoqëri, e cila ka përfunduar misionin e saj të shpëtimit në datën 22 korrik 2010, propozon shkatërrimin njëherë e përgjithmonë të lagjes romake, ku propozonte, “të kryhet ruajtja për qëllime muzeore e një fragmenti të rrugës me kalldrëm, prej rreth 6 metër katoror në anën perëndimore të rrugës”.

Në datën 27 korrik 2010, një grup pune i përbërë nga 8 specialistë dhe drejtues institucionesh, mes të cilëve ish-ministri Ferdinand Xhaferaj, ish drejtori i IMK-së Apollon Baçe dhe ai i ASHA-s, Roland Olli, firmosën “Fillimin e lirimit të gropës për ndërtimin e objektit në zonën e ish-Lulishtes 1 Maji në Durrës” (lejet e ndërtimit janë firmosur nga kryebashkiaku Vangjush Dako). Ky vendim u firmos edhe nga drejtuesi i Shoqërisë Arkeologjike që kishte marrë përsipër kryerjen e gërmimeve të shpëtimit në këtë zonë, “A.K.eR”, me drejtues Gjergj Frashërin.

Pra sipas propozimit të Prof. Gjergj Frashërit, të ruhej vetëm 6 metra katrorë nga e gjithë lagjia romake që ishte në disa dhjetra metra katrorë!!!
Arkeologu Gjergj Frashëri, në një botim mbi rezultatet e gërmimit në “Lulishten 1 Maji” në Durrës, ku sot është ndërtuar një pallat voluminoz, botoi një libër prej 600 faqesh, “Dyrrahu ilir”.

Por iliricitetin ky njeri e ka për të mbuluar dëmtimet e arkeologjisë ku është vetë pjesë, pasi kjo ka ndodhur edhe në pallate të tjera. Libri që kushton 50 euro ka përdorur një informacion që është pasuri kombëtare, ku pasi e betonizoi në bashkëpunim me palët e përfshira, fiton edhe para nga ajo që zbuloi.

“Aktiv për Durrësin” disponon foto të Frashërit, që me profesion është inxhinier ndërtimi, por hiqet si arkeolog, përgjatë gërmimeve arkeologjike tek sheshi “Veliera”, ku ai pasdite, jo në praninë e arkeologëve fotografonte i paautorizuar zbulimet arkeologjike. E më pas bërtiste se po shkatërrohet arkeologjia, ndërkohë që vetë është Profesori i shkatërrimit të Dyrrahut.

“Aktiv për Durrësin” i bën thirrje ministrisë së Kulturës, Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, Prokurorisë së Durrësit, kryeministrit Edi Rama, të marrin në mbrojtje arkeologjinë, të mos vijojnë më me mbylljen e syve.

Dje Durrësi humbi lagjien romake që u mbulua me beton, ndërsa sot janë shkatërruar objekte tek “Veliera” dhe në shumë kantiere ndërtimi pallatesh, ku po punohet natën dhe “Aktiv për Durrësin” ka muaj që po i denoncon, ndërsa ndërkohë që ne shkruajmë rrezikojnë të shkatërrohen 3 furra tepër të rëndësishme dhe nuk dihet se çfarë do të zbulohet në vijim.

“Rajfi group” ndërtoi mbi lagjen romake tek ish-lulishtja “1 Maji”, ndërsa sot po punon natën për të shkatërruar plotësisht ish-Parkun Sportiv, e nuk dihet se kush mund ta ruajë arkeologjinë në mes të natës. Gjergj Frashëri po punon sot në gropa të tjera pallatesh ku po shkatërrohet arkeologjia. Këta njerëz shëtisin të lirë dhe nuk ka vetting që i ndalon. Prandaj heqja e licensave dhe vendosja në bankën e të akuzuarve duhet të nis nga këta persona.

Nëse shteti nuk është i zoti të mbrojë territorin që qeveris, “Aktiv për Durrësin” do të protestojë dhe madje do të nxjerr me shqelma nga kantieri nëse do jetë e nevojshme, këdo palo arkeolog dhe ndërtues që mbush xhepat me betonizimin e arkeologjisë!

“Saga e shkatërrimit të Dyrrahut vijon, por nuk ka më heshtje, vetëm reagim qytetar…”

Boll më me beton!!!

Stop shkatërrimit të Dyrrahut!!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne