Zbulimi/ Analiza e gjakut do të identifikojë kancerin në fazat e para të zhvillimit

Shkencëtarët kanë bërë një hap të madh drejt zbulimit të një mënyre, që identifikon kancerin në fazat e para të zhvillimit. Kjo do të mund të bëhet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku, e cila identifikon ADN-në që ka pësuar dëmtime.

Në të ardhmen, ky lloj testimi mund të bëhet rutinë dhe të sjellë diagnostikimin e sëmudjes në hapat e para, gjë që rrit mundësinë për kurim të suksesshëm. Kanceri do të mund të identifikohet, përpara se të dallohet në skaner.

“Përdorimi i disa markuesve biologjik, do të ndihmojë në zbulimin e kancerit dhe ka potencialin të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e diagnostikim të kësaj sëmundjeje. Kjo metodë bazohet në të njëjtën logjikë me të cilën operojnë ilaçet që e luftojnë kancerin”, u shpreh Nickolas Papadopoulos, profesor i onkologjisë në Universitetin John Hopkins dhe autor kryesor i studimit.

 TPZ.AL /

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne