Një kompani eksplorimi nga Koreja e Jugut gjeti pas kërkimesh disavjeçare kryqëzorin rus që u mbyt 113 vjet më parë në një betejë detare në afërsi të ishullit Ulleungdo në  Detin e Koresë.

Rëndësia e këtij zbulimi lidhet me faktin e sasisë së madhe të arit që gjendjej në bordin e anijes, e cila ishte pjesë e Flotës Përandorake të Rusisë.

“Dmitrii Donskoi” u gjet të dielën në një thellësi prej 434 metrash dhe 1 kilometarër nga ishulli. Kryqëzori rus kishte marrë pjesë në luftën Ruso-Japoneze (të viteve 1904-1905), për t’u fundosur në betejën detare të Tsushimas.

Kryqëzori ishte një “objektiv” i gjuetarëve të thesarit për dekada të tëra. Sipas dëshmive historike, thesari që ishte në anije mbulonte kostot e misionit, duke përfshirë pagat e ekuipazheve dhe oficerëve të flotiljes.
“Zbulimi ynë i ka dhënë fund debatit rreth ekzistencës së Donskoit dhe vendit ku u fundos. Së shpejti do të kalojmë në operacionin e nxjerrjes nga deti, ku do të ndihmojnë edhe kompani të tjera nga Kina, Kanadaja dhe Britania e Madhe“- tha një përfaqësues i Shinil Group. Gjetjet pritet të prezantohen publikisht në tetor.


Në anije konsiderohet se mund të ketë deri në 200 ton monedha dhe shufra ari me vlerë deri në 133 miliardë dollarë.
Nëse parashikimet konfirmohen grupi do të japë 10% të shumës për investime në ishullin Ulleungdo dhe një shumë korresponduese për qeverinë ruse si pronare e ligjshme e anijes.

49