Zbulohen dimensione të reja të marrëdhënieve ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit

Zbulimi i dimensioneve të reja të bashkëpunimit midis EBA dhe regjimit sionist ka pasur jehonë të gjerë tek mediat, duke shfaqur edhe njëherë vëmendjet tek marrëdhëniet prapa skenave midis udhëheqësve kolaboracionistë arabë me armikun sionist të ndërmjetësuar nga Amerika.

Hakerët kanë zbuluar e-maile të rrjedhura nga llogaria e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jusef Al Otaiba. Portali informativ amerikan ‘Intercept’ njoftoi të shtunën se e-mailet e lëshuara nga një grup i quajtur “Rrjedha globale” tregojnë marrëdhëniet midis Al Otaiba dhe një think-tanku pro-izraelit, neokonservativ. Email-et, disa prej të cilave datojnë nga viti 2014, zbulojnë një nivel të lartë të bashkëpunimit në mes të think tankut i cili financohet nga miliarderi pro-izraelit, Sheldon Anderson dhe Emirateve te Bashkuara Arabe. E-mailet gjithashtu tregojnë bashkëpunim të qartë midis think-tankut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në një fushatë për të ulur imazhin dhe rëndësinë e Katarit si një fuqi rajonale dhe globale, duke përfshirë edhe nxitjen e gazetarëve për të botuar artikuj që akuzojnë Katarin dhe Kuvajtin për mbështetjen e “terrorizmit”. Ziad Xhilani, një nga autorët e raportit të Intercept, tha për Al Jazeera se email-et mbështesin pretendimet “se ekziston një bashkëpunim midis disa vendeve të Gjirit, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Izraelin”. Regjimi sionist në vitin 2015 ka përuruar zyrën përfaqësuese tregtare të tij në Abu Dhabi brenda ndërtesës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë e Riparueshme. Pritja e delegacioneve izraelite me arsyetimin e pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare në vendet arabe, duke përfshirë taktikat e EBA për zgjerimin e marrëdhënieve me regjimin sionist. Emiratet kanë pritur shpeshherë delegacione të larta izraelite, përderisa ky regjim për shkak të intensifikimit të krimeve kundër palestinezëve dhe politikave ekspansioniste në rajon, mbetet nën izolim ndërkombëtar. Veprimet e EBA për zhvillimin e marrëdhënieve me Izraelin janë në kundërshtim me vendimet e Zyrës për sanksione ekonomike të Ligës Arabe kundër Izraelit dhe kompanive që mbështesin këtë regjim./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne