Zbulohen disa depo të mëdha me armë amerikane dhe izraelite të ISIS

Disa depo të mëdha me armë amerikane dhe izraelite që i prkasin grupit terrorist ISIS u zbuluan nga forcat e ushtrisë siriane në qytetin e sapoçliruar Mejadin në provincën Deir al-Zur në Sirinë lindore.

Rrjeti informativ Russia Today, duke raportuar nga qyteti Mejadin, bëri të ditur se disa depo të mëdha të armëve dhe pajisjeve të ISIS që mbanin vulën e prodhimit amerikan dhe izraelit u zbuluan në periferi të qytetit Mejadin. Një komandant i ushtrisë siriane në qytetin Mejadin tha se ISIS posedonte disa depo të mëdha duke përfshirë mijëra lloje të armëve dhe municioneve të prodhuara nga amerikanët, izraelitët dhe nga disa vende perëndimore, ku spikat një shumëllojshmëri e armëve të lehta e të rënda dhe madje edhe transportues të blinduar. Me fillimin e krizës siriane në mars 2011, regjimi izraelit dhe qeveria amerikane kanë mbështetur gjithmonë terroristët nëSiri . Tomar Cooler mjek oficer i njësisë 210 të ushtrisë izraelite ka njoftuar kohët e fundit se pjesëtarët e grupeve terroriste të plagosur në përleshjet me forcat siriane transportohen nëpër lartësitë Golan për tu mjekuar në territoret e pushtuara të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne