Zbulohen dokumente të reja të mbështetjes financiare të Francës ndaj grupeve terroriste në Siri

Janë zbuluar dokumentet të reja të pjesëmarrjes së disa funksionarëve francezë në mbështetjen financiare të grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra në Siri.

Kanali televiziv Al-Akhbarija i Sirisë njoftoi se në dokumentet e reja të cilat i ka zbuluar një OJQ me emrin “Sharbel”, thuhet se Laurent Fabius, ish-ministri i punëve të jashtme të Francës, Eric Shovalie, ish-ambasadori i Francës në Damask, dhe Frank Juie, i dërguari i Francës për çështje të Sirisë, kanë marrë pjesë në mbështetjen dhe sigurimin e burimeve financiare për grupet terroriste ISIS dhe Fronti Nusra nëpërmjet kompanisë “Siman La Farzh”. Në bazë të këtij raporti, thuhet se aparati gjyqësor i Francës ka thirrur Fabius dhe Shovalie në gjykatë për tu marrë në pyetje në lidhje me dokumentet ekzistuese dhe deklaratat e Kristien Eru, zv/shefi i kompanisë “La Farzh” në lidhje me mbështetjen financiare ndaj terroristëve në Siri. Kristien Eru para se të japë dorëheqje nga funksioni i tij, kishte deklaruar se çdo gjashtë muaj është takuar me Frank Juie dhe ka biseduar në lidhje me fabrikën e kompanisë “Siman La Farzh” në Raka të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne