Zbulohen emrat e deputetëve socialistë që do hetojnë Saimir Tahirin

Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, dhe Xhemal Qefalia janë deputet socialistë që do të jenë pjesë e komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryetar i këtij Komisioni do të jetë deputeti demokrat Edi Paloka, ndërsa nënkryetare socialistja Ermonela Felaj.

Anëtarët e tjerë të PD-së në Komisionin hetimor për Tahirin do të jenë si vijon: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka.

Po ashtu mësohet se nga LSI-ja anëtar do të jetë deputeti Endrit Brahimllari.

Komisioni Hetimor për Tahirin u miratua nga Kuvendi rreth 10 ditë më parë.

Deputetet e të dyja palëve kanë rëndë dakord për të ngritur një komision hetimor parlamentar për Saimir Tahirin të cilët e miratuan me 121 vota pro dhe asnjë kundër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne