Zbulohen fosilet e një dinozauri 146 milionë vjecar në Kinë

Studiuesit kinezë dhe kanadezë kanë zbuluar një lloj të ri të fosileve të dinozaurit fluturak të vjetër 146 milionë vjet.

Agjencia e lajmeve njoftoi se “Terodontid” është një lloj i dinozaurëve fluturak me pupla dhe dhëmbë që disa prej studiuesve e kanë përshkruar atë si një zog gjigantë. Ky lloj i dinozaurëve fluturak është në masë 1 deri 3 metra dhe jeton në një klimë të lagshtë. Studiuesit kinezë në fund të vitit të kaluar gjatë gërmimeve në një sipërfaqe 11 mijë km në lindje të këtij vendi, kanë zbuluar fosile të 82 llojeve të dinozaurëve dhe 25 lloj të vezëve të këtyre kafshëve. Zbulimi i fosileve të dinozaurëve “Sqep pate” dhe “të ngjashëm me zogjtë”, janë rezultate të tjera të këtyre kërkimeve të shkencëtarëve she studiuesve të Kinës gjatë viteve të fundit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne