Zbulohet çfarë tha ish-ministri Tahiri në dëshminë e tij te Krimet e Rënda

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dëshmuar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të rënda pas vendimit për t’i bllokuar pasaportën. Pas dëshmisë 60-minutëshe, gjykatësja ka firmosur vendimin që lë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës, çka pengon ish-ministrin Tahiri të dalë jashtë vendit.

Në nisje të seancës, Tahiri është shprehur para trupit gjykues se ka marrë dijeni për vendimin, duk u shprehur se në vazhdim do të ishte avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, i cili do të fliste për akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas avokatit mbrojtës nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të largohet jashtë vendit, ndërsa shtoi se vendimi do të çohet në Apel. Pas avokatit të tij, ka folur edhe vetë ish-ministri Tahiri.

Nuk ka asnjë problem nga masa shtrëngues. Nuk kas asnjë arsye të largohem jashtë vendit. Dua që të zbardhet sa më shpejt e vërteta,. Unë kam udhëtuar shpeshherë jashtë vendit, me makina të ndryshme. Por nuk kam udhëtuar me persona të inkriminuar”, – ka deklaruar Tahiri, sipas News24.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne