Zbulohet drafti grek i zhvarrimeve: Eshtra ushtarësh në Vlorë, Pogradec, Gjirokastër dhe Berat

Ministria e Jashtme greke ka sjellë prej kohësh në një draft që sipas tyre është harta e shpërndarjes së eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në luftë me italianët.

Drafti fillestar është i zgjedhuar në katër qarqe: Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Berat. Në këtë të fundit bëhet fjalë vetëm për një fshat të Skraparit, kurse në qarqet e tjera harta zgjerohet thellë në hapësirën shqiptare.

Bën përshtypje se kjo “hartë” ka zgjeruar versionin e vjetër të “Vorio Epirit” dhe ka depërtuar edhe në Kuç të Vlorës, duke u përshtatur me reformën administrative territoriale, raporton “tesheshi”.

Kuçi është bashkuar me Himarën vetëm në vitin 2015, kur u zhvilluan zgjedhjet vendore, por dosja e Athinës ka qenë “preçize” siç dhe listat e “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë.

Bëhet fjalë për evidence varresh në shumicën e fshatrave të Gjirokastrës, Delvinës, Kolonjës, por edhe thuajse të gjitha fshatrat e Himarës, madje edhe në Vuno e Kuç, ku nuk flitet asnjë fjalë në greqisht.

Ministria e Jashtme greke ka lëshuar një deklaratë ku përshëndet nisjen e procesit të miratuar në Korçë nga ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.
“Një hap i rëndësishëm është marrë sot përsa i përket ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës Italo-Greke gjatë vitit 1940 deri në vitin 1941. Në negociatat e Kretës gjatë nëntorit të kaluar u diskutua çështja e varrezave të viktimave greke. Tashmë marrëveshja është duke u implementuar hap pas hapi, duke çuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje humane”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Më poshtë lista e plotë e inventarit të eshtrave që disponon Athina, përveç Dragotit që nisën sot.

Qarku Gjirokastër

Tepelene
Dragoti 674 varre
Qyteti Gjirakastër 2 varre.
Fshatin Derviçan 2 varre.
Fshatin Sopik 3 varre.
Fshati Vodhino 4 varre.
Fshati Jergucat 2 varre.
Fshati Dhuvjan 1 varr.
Fshati Kakavie 8 varre.
Fshati Drite 8 varre.
Fshati Kolonjë 10 varre.
Fshati Konçkë 1 varr.
Fshati Zhej 6 varre.
Fshati Labovë e Vogël 4 varre.
Fshati Çatistë 2 varre.
Fshati Glinë 11 varre.
Fshati Zervat 1 varr.
Fshati Labovë e Poshtme 1 varr.
Fshati Vanistë 2 varre.
Fshati Gjat 2 varre.
Fshati Grapsh 17 varre.
Fshati Bularat 47 varre.
Fshati Picar 1 varr.
Qyteti i Përmetit 802 varre.
Fshati Kutal 25 varre.
Qyteti Këlcyrë 56 varre.
Fshati Psar 2 varre
Fshati Komarak 3 varre

Qarku Berat

Fshati Kulmak-Ujanik 16 varre.
Qarku Korçë.
Fshati Sovjan 9 varre.
Fshati Dushar 3 varre.
Fshati Trebickë 1 varrë
Qyteti Korçë 1 varr.
Ersekë
Fshati Borovë 2 varre.
Fshati Kagjinas 2 varre.
Selenicë e Pishës 1 varr.
Furrat e Gëlqerës Borovë 2 varre.
Fshati Kaltanj 1 varr.
Selenicë e Pishës 1 varr.

Pogradec

Fshati Remej 17 varre.
Varret e Grekut ( Qafa e Lipovës) 41 varre.
Leshnicë 17 varre.
Dardhas 2 varre.
Guri i Velgovës 1 varr.
Osnat 3 varre.
Nicë 2 varre.
Qyteti i Pogradecit 10 varre.

Qarku Vlorë

Sarandë
Fshati Muzinë 1 varr.
Dhrovanjë 2 varre.
Qyteti Delvinë 38 varre.
Nivicë 3 varre.
Vlora
Fshati Kuç 2 varre
Himarë (fshat Vanova e Zamarit) 6 varre
Himarë ( fshat-Kumano) 1 varr
Himarë ( fshat-kisha e Shën Thanasit)1 varr
Himarë (qytet) 6 varre.
Himarë ( Llaman) 3 varre.
Vuno (Shëngjergj) 3 varre.
Vuno (gropa e kishës) 6 varre.
Kallarat 1 varr.
Vranisht 8 varre.
Mali i Skutaras 6 varre.
Bolenë 22 varre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne