Kur lapsi.al publikoi të hënën pjesë nga dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ka hetuar skandalin e audio-përgjimit të Agron Xhafajt ra në sy një emër, Fredi Alizoti.

Ishte përfolur edhe më herët se një person ishte vetofruar se kishte “luajtur rolin” e vëllait të ministrit të brendshëm në telefonatën e bërë publike nga PD, por deri tani nuk dihej identiteti i tij.

Pak ditë më parë prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për Albert Veliun i njohur si “Dëshmitari X” apo “Babalja” i cili aktualisht ndodhet në Kosovë ku ka kërkuar azil. E njëjta masë u kërkua edhe për Fredi Alizotin nga Fieri, por policia nuk njoftoi nëse ky person ishte arrestuar. “Detyrim paraqitje” ishte masa për gazetarin Jetmir Olldashi.

Këtë të martë Alizoti u paraqit në seancën e verifikimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokati i tij tha se Alizoti ka bërë një marrëveshje me prokurorinë dhe se e ka pranuar akuzën e “kallëzimit të rremë”, por nuk zbuloi arsyet e kësaj lëvizjeje të klientit të tij.

32