Zbulohet Harta e Evropës sipas Shqiptareve Osmanllij

Një hartë e fshehur për shume vite në arkivat e Bibliotekës Kombëtare të Norvegjisë u zbula dhe eshte pikerisht Harta e Re (Cedid Atlas) e vitit 1803, e para hartë e printuar për Turqit dhe Muslimanët

Andres Kvernberg, i cili punon në Bibliotekën Kombëtare të Norvegjisë, zbuloi padashur se harta e mbajtur për vite në arkivën e bibliotekes ishte Cedid Atlasi (Harta e Re). Kvernberg me ndihmën e mediave sociale zbuloi se ishin printuar rreth 50 kopje të hartes në Stamboll në vitin 1803. Pasi mësoi se koleksioni i bibliotekës, i cili përfshin një total prej 150,000 hartash dhe ku përfshihej edhe një Harte osmane që daton në vitin1803, vendosi që një nga fotografitë e hartes ta shperndante në platformën e mediave sociale Reddit. Me ndihmen e një përdoruesi tjetër te Reddit Kvernberg mësoi se harta përmendej në librin me titull “Përkëthimi i Hartës së Re” (Cedid Atlas Tercümesi) .

E vetmja kopje e gjetur

Pasi e kuptoi se kishte zbuluar një nga hartat më të rralla në botë, Kvernberg tha: “e kuptova se harta që kisha pasur në dorë më parë ishte e njëjtë me atë që treghej në librin që e mesova në rrjetin Reddit. Kërkova në arkivë për të mësuar se mos kishte ndonjë riprintim ose kopje të dytë të hartës por nuk gjeta gjë.

Harta ishte mbështjellë me një lëkurë të mirë dhe ishte prej letre. Kuptova se ajo ishte pjesa origjinale dhe nuk ishte riprintuar. Gjithsej si kjo janë vetëm 14 kopje në të gjithë botën dhe si e mora vesh këtë u emocionova shumë. ”

Origjinal i njohur zyrtarisht

Pasi Kvernberg raportoi situatën tek stafi i bibliotekës, Harta u ekzaminua dhe u regjistrua zyrtarisht si origjinale, duke u bërë kopja e 15-të e regjistruar e ” Hartes se Re” (Cedid Atlas). Harta ishte sjellë në Norvegji nga një tregtar importues tekstilesh i cili mendohet ta ketë zbuluar hartën gjatë një udhëtimi në Shqipëri, pjesë e dikurshme e Perandorisë Osmane. Harta ju dhurua bibliotekës në vitet 50 dhe tani pas shqyrtimit nga ekspertët ajo do të digjitalizohet./ Gazeta Impakt

burimi:dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne