Zbulohet identiteti i “dublorit”, personi që doli nga konsullata sikur të ishte Khashoggi

Pas pamjeve që u publikuan në media të Mustafa el-Medeni, që bënte pjesë në ekipin prej 15 personash, që u dërguan në Stamboll për të vrarë gazetarin saudit, Jamal Khashogi, dhe që doli nga Konsullata e Përgjithshme e Arabisë Saudite duke veshur rrobat e të ndjerit, e tërë vëmendja e opinionit publik është kthyer nga ky person.

Medeni, që është në të njëjtën moshë me Khashoggi dhe tërheq vëmendjen me ngjashmërinë fizike me gazetarin saudit, kuptohet se është dërguar në Stamboll me këtë qëllim (për të dubluar Khashoggi).

Në llogarinë e tij në median sociale, jo vetëm që nuk ka asnjë informacion, por nuk ka as edhe një postim.

Sipas informacioneve, që zënë vend në median arabe, Medeni kryen detyrën e drejtorit në një institucion publik, që operon në fushën e inxhinierisë.

Medeni gjithashtu, në disa fotografi, shihet të jetë takuar me disa persona në ambiente, që prej dekorit të brendshëm përngjan me pallatet e Arabisë Saudite.

Kjo tregon se Medeni është një emër i afërt me autoritetet e Riadit dhe veçanërisht me Princin Trashëgimtar, Muhammed bin Selman.

Ditën e ngjarjes, Medeni, që është një nga të dyshuarit për vrasje, doli nga ndërtesa e konsullatës i veshur si i ndjeri Khashoggi dhe kjo paraqet lojën e luajtur për të bindur opinionin publik se Khashoggi doli i gjallë nga konsullata.

Në pamje duket qartë që, 4 orë para se Khashoggi të hynte në konsullatë, eksperti mjekoligjor, Salah Tubeyki, për të cilin pretendohet se është pjesë e ekipit të atentatit, hyn në konsullatë së bashku me Medenin, i cili ka veshur një këmishë bojëqielli në të bardhë dhe pantallona ngjyrë të errët. Gjithashtu Medeni nuk kishte mjekër. Ky person duket në pamje që del nga dera e pasme e konsullatës, dy orë pasi Khashogi kishte hyrë në ndërtesë. Këtë radhë Medeni ka vënë mjekër të ngjashme, ka vënë syzet e gazetarit dhe ka veshur rrobat e tij.

Në pamjet e kamerave duket se gjatë ditës Medeni ka veshje të tjera dhe në orët e mbrëmjes largohet nga Turqia nga Aeroporti Ataturk i Stambollit.

Burimi: TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne