Zbulohet identiteti i shqiptarit të murosur në një vilë në Itali

Rezultatet e autopsisë së nxjerrë prej mjekësisë ligjore italiane kanë konfirmuar identitetin e trupit të personit që u gjet i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos.

Personi në fjalë është Astrit Lamaj, i zhdukur në Genova të Italisë në janar të vitit 2013, në moshën 41 vjeçare.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme. Autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.

Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës.

Vëllai i viktimës ka qenë personi i cili ka denoncuar zhdukjen e Astrit Lamaj.

Prej hetimeve është vërtetuar se ai është parë për herë të fundit në territorin e provincës së Monzës. Trupi i murosur i Astrit Lamaj u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për restaurimin e vilës luksoze. Vila është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së Astrit Lamaj që sivjet do të mbushte 47 vjeç.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne