Zbulohet identiteti i personave të arrestuar dhe arrestimi i Bandar Bin Sultan në Arabinë Saudite

Disa burime nga pallati mbretëror i regjimit al-Saud njoftuan se në kuadër të reformave dhe luftës kundër korrupsionit në Arabinë Saudite, është zbuluar identiteti i personave të arrestuar dhe është njoftuar për arrestimin e Bandar Bin Sulltan.

Burimet saudite në një artikull të shkruar nga Middle East ka thënë se shumë nga personat e arrestuar kanë pësuar dëmtime të shumta në trup për shkak të metodave të vjetra të torturimit dhe për këtë janë dërguar në spital. Numri i personave të rrethuar për korrupsion mund të jetë 500 personalitete. Në mesin e të arrestuarave janë Bandar Bin Sulltan dhe vajza e princit Valid Bin Talal miliarder saudit. Bandar Bin Sulltan në vitin 2012 deri në vitin 2014 ka punuar për shërbimin informativ dhe të sigurisë së Arabisë Saudite. Që nga viti 1983 ai ka qenë ambasador i Arabisë Saudite për 20 vjet në Amerikë. Të mërkurën e kaluar Arabia Saudite ka arrestuar edhe disa princa sauditë të familjes së Muhamed Bin Najev. Arabia Saudite nën kryesin e trashëgimtarit të ri Muhamed Bin Selman ka ndërmarrë një fushatë kundër korrupsionit dhe ka arrestuar 11 princa dhe 30 ish funksionarë të shtetit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne