Sasia prej 610 kilogram kokainë hyri në Shqipëri në kamionin për llogari të Arbri Garden, kompania shqiptare që merret me importin e frutave nga Amerika Latine.
Kompania “Arbri Garden”, është e themeluar në maj të vitit 2012 me administrator Arbër Çekaj.
Kokaina mbërri në Durrës me traget. Ajo ishte nisur nga Kolumbia, kishte mbërritur në Maltë-Itali-Shqipëri.
Administratroi i firmës ende nuk është marrë në pyetje.
“Ajo që na dallon nga të tjerët është cilësia e frutave, me kontakt të drejtpërdrejtë me eksportuesit për të bërë përzgjedhjen dhe kontrollin e cilësisë në plantacion, vetëm në vendin e origjinës, duke rezultuar në Shqipëri jo vetëm me cilësinë, por edhe me freskinë e frutave më të mira tropikale në Amerikën Latine” thuhet në faqen e internetit të kësaj kompanie.