Zbulohet komploti i Arabisë Saudite dhe i Emirateve kundër Katarit

Muxhtahed një prej kritikëve më të mëdhenj të Arabisë Saudite ka thënë se ky vend së bashku me Emiratet kanë hartuar një grusht shteti kundër Katarit.

Në një artikull të tij Muxhtahed thotë se ministri i mbrojtjes i Arabisë Saudite Muhamed Bin Seman dhe ministri i mbrojtjes i Abu Dhabit Muhamed Bin Zajd Al Nahian, kanë projektuar një plan komplotues për kryerjen e një grushti shteti në Katar. Ky plan ka dështuar me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Amerikës. Pentagoni për të penguar zbatimin e projektit për grushti shteti në Katar, organizoi manovër ushtarake me Katarin. Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet dhe Egjipti prej janarit 2017 kanë ndërprerë lidhjet diplomatike të tyre me Katarin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne